Uji i Liqenit të Badocit mund të përdoret për pije
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se uji i Liqenit të Badovcit mund të përdoret për pije.
Në njoftim IKSHPK-ja thotë se masat e ndërrmara për përmirësimin e gjendjes kanë ndikuar në uljen e vlerave të manganit në nivelin e lejuar për pije.
“Prej disa javësh vlerat e shtuara të manganit në ujin e pijes që vjen nga Liqeni i Badovcit ishin preokupim primar i IKSHPK-së dhe vet popullatës për shkak të ndikimit të manganit në shëndet”, thuhet në njoftim.
“IKSHPK në bashkëveprim me KRU “Prishtina” kanë ndërrmarë masat e nevojshme për përmirësimin e gjendjes dhe uljen e vlerave të manganit në nivelin e lejuar për pije”.
“Vlerat e manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës në ditët e fundit rezultojne brenda standardeve të parapara me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 “Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”.
“Për t’u shpallur UJI HIGJIENIK DHE I SIGURT PËR PIJE në zonën e furnizimit nga fabrika e Badovcit, në laboratoret e IKSHPK-se Laboratori i parametrave bazik ku testohet Mangani si parametër indikues dhe Laboratori analitik-ICPMS ku testohet mangani si metal i rëndë, sipas procedurave standarde janë kryer tri matje të njëpasnjëshme në tri ditët e fundit:
Më datën 17 nëntor: 0.025-0.05
mg/litër
Më datën 18 nëntor: 0.010-0.031 mg/ litër
Më datën 19 nëntor: 0.017-0.037 mg/ litër
Bazuar në rezultatet laboratorike, uji në zonat e furrnizuara nga Liqeni i Badovcit gjegjësisht – Fabrika në Badovc i plotëson kriteret të parapara me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 “Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”(vlerat referente të Manganit 50 µg/L (0.05 mg/L)”.