Ujësjellësi kap kosovarin duke ia vjedhur ujin fqinjit mërgimtar
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë publik një rast keqpërdorimi, ku një banor i një ndërtese i ka vjedhur ujin fqinjit të tij.
Sipas njoftimit, personi prej të cilit është vjedhur uji jeton jashtë Kosovës.
Rastin e kanë zbuluar inspektorët e kompanisë së Ujësjellësit.
“Po ua rikujtojmë një rast në një ndërtesë kolektive në Prishtinë, kur një konsumator i asaj ndërtese ia vjedhte ujin një konsumatori tjetër ( fqinjë ) i cili jetonte jashtë Republikës së Kosovës, ndërsa ky këtu shërbehej me ujë të vjedhur tërë kohën, derisa e zbuluan inspektorët tanë. Andaj, keni kujdes sepse edhe kjo mund të ju ndodhë”- thuhet në njoftim.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka njoftuar se edhe sot ka vazhduar aksionin për identifikimin e kyçjeve ilegale.
Përmes një njoftimi, KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ka shkyçur përdorues borxhlinj e të kyçur ilegalisht në Graçanicë e Çagllavicë.