“Ua thej këmbët”, Prokuroria e autorizon Policinë të ndërmarrë veprime për kërcënimin e lojtarëve të Kosovës nga Agim Ademi
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëvizur nga vendi në lidhje me raportimin për kërcënime të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës ndaj futbollistëve të përjashtuar nga Kombëtarja e Kosovës, Arijanet Muriç, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.
Prokuroria ka dhënë detaje për “Gazetën Express”, duke sqaruar se e ka autorizuar Policinë që të ndërmarrë veprime dhe të marrë informacione për rastin në fjalë.
Lexo Edhe:
Novi Sad: milionerka pokazuje kako zarađuje 375.000 dinara
Valgus? Savjet ovog doktora me je spasio od operacije!
Thuhet se kryetari Ademi i ka kërcënuar futbollistët duke iu thënë “Ua thej këmbët”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë pas publikimit në gazetat – portalet online se kryetari i FFK-së Agim Ademi, i ka kanosur disa lojtarë të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, ka autorizuar Policinë e Kosovës për të ndërmarr veprime për grumbullim të informatave dhe provave në këtë rast. Pas pranimit të një raporti nga Policia e Kosovës Prokurori i Shtetit do të vendos a do të filloj hetime apo jo për këtë rast”, është përgjigja e Prokurorisë për “Express”.