U raportua se disa motoçiklistë kanë shfaqur në Gjakovë simbole nacionaliste, Policia jep detaje

Sot raportuar se disa motoçiklistë gjatë lëvizjes në Gjakovë kanë shfaqur simbole nacionaliste me qëllim provokimi.
Policia e Kosovës, ende nuk ka arritur ta verifikoj këtë informatë, shkruan lajmi.net.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se nuk kanë prova që e konfirmojnë ndodhinë e përshkruar.

“Atë që mund t’ju konfirmoj është se kemi pranuar një informatë lidhur me disa motoçiklistë që pretendohet se kanë kaluar nëpër zonën e Gjakovës, duke shfaqur simbole nacionaliste me qëllim provokimi. Megjithatë, në këtë fazë, informata nuk është arritur të verifikohet dhe nuk ka prova që e konfirmojnë ndodhinë e përshkruar. Jemi duke e trajtuar me kujdes këtë informacion dhe do të ndërmarrim veprimet e nevojshme nëse konstatohet ndonjë shkelje”, ka thënë Elezaj.

Lexo edhe:  SHBA-ja i kërkon Serbisë t'i tërheqë trupat nga kufiri me Kosovën