U përjashtua nga FSK-ja për tatuazhin me thënien e Agim Ramadanit, i riu nga Gjilani vendos të largohet nga Kosova

I riu nga Gjilani, Ermelind Kastrati, i cili muaj më parë kishte bërë të ditur se u largua nga Forca e Sigurisë së Kosovës për shkak se në trupin e tij mban një tatuazh, ka vendosur të largohet nga vendi.

Ai ka publikuar një fotografi, ku ka treguar se tashmë ka fituar vizë drejt Evropës.

I riu Gjilani ishte njëri nga rekrutët e larguar nga FSK-ja për shkak se kishte një tatuazh në krahun e tij.

Ai kishte treguar se tatuazhin e ka bërë pasi ka aplikuar në FSK, për ushtar.

“Mu shterrshin sytë nëse pushoj lirinë tënde me ëndërrue mallkue qoftë gjaku im nëse m’vrasin pa luftue”, ishin vargjet e famshme të Agim Ramadanit që ai i kishte përjetësuar në tatuazh.

Lexo edhe:  Ky është i burgosuri që vdiq mbrëmë në Spitalin e Pejës