U parkuan në trotuare, policia në Shtime shqipton 15 gjoba ndaj shoferëve

Pas ankesave të shumta të qytetarëve për trotuaret e bllokuara, Policia në Shtime sot ka shqiptuar 15 gjoba ndaj shoferëve.

Aksioni ka për qëllim lirimin e trotuareve dhe të rrugëve nga parkingjet e parregullta.

Komunikata e plotë:

Policia e stacionit në Shtime me datën 30/09/2024 ka nisur një aksion në rrugët e Shtimes për largimin e veturave nëpër vend parkingje të ndaluara me shenja të komunikacionit rrugor.

Ky aksion ka ardhur nga disa ankesa të qytetarëve të Shtimes , të cilët vazhdimisht janë ankuar se shoferët e ndryshëm po e pengojnë qarkullimin e lirë të këmbësorëve nëpër trotuaret e dedikuar për ta.

Aksioni ka për qëllim lirimin e trotuareve dhe të rrugëve nga parkingjet e parregullta.

Veç, vërejtjeve të shumta policore për drejuesit e autmjeteve, sot gjatë ditës policia ka shqiptuar 15 gjoba për kundërvajtje në komunikacion , kryesisht për parkingje të parregullta .

Policia e stacionit në Shtime do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me synim që trotuaret në qytetin e Shtimes të jeni të lira për këmbësorë.

Lexo edhe:  Tri orë takim, Kurti s'merret vesh me njësitet speciale të Policisë