U njohën në traget, por i tha “Po” në avion – historia e veçantë e dashurisë së çiftit nga Kosova
Një histori e veçantë dashurie është nga çifti nga Kosova, Rinori dhe Egla. Çifti nga Kosova kanë prekur zemrat me historinë e tyre të dashurisë. Djali Rinori i ka bërë surprizën e veçantë
“Jemi bashkë prej dy vitesh, jemi njohur në një anije në Lumin e Shalës. Ka qenë Rinori që ka bërë hapin e parë dhe jemi njohur, dhe jemi shumë të lidhur bashkë”, është shprehur ajo.
Ndërsa nga ana e tij Rinori, u shpreh se ka qenë një dashuri me shikim të parë, dhe se sot Egla është personi i zemrës.
Gjithashtu ai rrëfeu edhe një histori sa prekëse edhe motivuese.
Rinori rrëfeu se i dhuroi babait gjysmën e mëlçisë së tij.
“Sot të dy gëzojmë shëndet të plotë, ndërsa shenja në trup ka mbetur se një shenjë për të na treguar se i bëmë ballë sfidës”, u shpreh ai