U martua që 9 vite dhe ende nuk gjeti fëmijë, gruaja nga Gjakova tenton të vetëveritet duke u hedhur nga Ura e Fshajt

Rastet kur personat tentojnë t’i japin fund jetës sa vinë e shtohen. Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 18:00, kur një 33-vjeçare tentoj t’i jap fund jetës së saj duke u hedhur në lum te Ura e Fshajt në Gjakovë.

Burime të Sinjalit, njoftuan se 33-vjeçarja u hodh nga një breg në lartësi prej dy metrave në afërsi të urës së Fshajt në lumin Drin, por fatmirësisht është shpëtuar nga një peshkatar i cili ishte duke peshkuar në afërsi.

Sinjali mëson se motivi i 33-vjeçares, për t’i dhënë fund jetës së saj lidhet me dëshpërimin dhe pamundësinë për të pasur fëmijë edhe pse është e martuar që 9 vite. Fal ndërhyrjes me kohë të peshkatarit, 33-vjeçarja është shpëtuar pa lëndime të rënda dhe në gjendje stabile i është dorëzuar edhe Policisë për veprime të mëtutjeshme.

Gazeta Sinjali ka komunikuar edhe me Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës të cilët e kanë konfirmuar rastin.

“Me datën 29.07.2022 rreth orës 17:55 është pranuar infromacion se viktima, femër e lindur në vitin 1989 është hedhur në lumin “Drini i Bardhë” me qëllim të vetevritej. Dëshmitari mashkull/kosovar e kishte nxjerr nga uji duke mos e lënë të dëmtoj vetën. Policia ju është përgjigjur rastit si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Tentim vetevrasje’”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Lexo edhe:  Stresi: Kam nevojë për psikologen më të mirë në Prishtinë, veç femrat ma kuptojnë botën