U kap me armë e mjete tjera të kundërligjshme, ky është 22-vjeçari që u arrestua në Mitrovicë
Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për arrestimin e një të riu në rrugën ‘Dëshmorët e 1903’ në Mitrovicë, i cili u kap me armë e gjësende tjera të kundërligjshme. I dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Fatbardh Abazin, 22-vjeçar.
22-vjeçari që ndodhej në veturë ka pranuar se të gjitha gjësendet janë të tij dhe si rrjedhojë ai është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.