U gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij, vdes në QKUK – policia e cilëson si të dyshimtë rastin

Një person është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij në Lipjan.

Menjëherë pas kësaj, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Pavarësisht kësaj, i njëjti nuk ka arritur të jetojë dhe ka ndërruar jetë.

Policia e ka cilësuar si të dyshimtë vdekjen e tij dhe po vijon hetimin e rastit.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHUAR

Lipjan 07.03.2023 – 12:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pastaj rreth orës 21:30 kanë raportuar se i njëjti kishte ndërruar jetë. Rasti mbetet për tu hetuar

Lexo edhe:  Flet avokati i Sanduloviqit pasi vendosi lule në Prekaz: Liria gjithmonë fiton, vjen nga zemra e njeriut