U braktis nga nëna biologjike dhe u rrit nga familja rome, mërgimtari nga Suedia i rindërton shtëpinë 13-vjeçarit
Eraldo Dunga, 13-vjeçari i cili u braktis nga nëna e tij biologjike që në lindje të tij, u rrit nga dy prindër të komunitetit rom mes shumë sakrificash.
Nëna, e cili e rriti fatkeqësisht humbi jetën rreth një viti më parë nga një sëmundje, duke e lënë Erladon vetëm me të atin në një shtëpi të rrënuar.
Rasti i Erlados u bë publik pasi kërkohej që dikush t’iu ndihmonte për shkak të kushteve.
Ishte sipërmarrësi nga Suedia, Julian Skëndaj, i cili premtoi se do të vinte dhe do të ndërtonte shtëpinë e tyre, siç edhe ndodhi.