Turqia nderon luftën e UÇK-së: Përurohet Parku i 6-të në Turqi me emrin e Adem Jasharit
Në qytetin İnegöl të Bursës është përuruar zyrtarisht Parku “Adem Jashari”, i gjashti me radhë në Turqi që mban emrin e komandantit legjendar të UÇK-së dhe heroit kombëtar shqiptar.
Ky park është ndërtuar në një hapësirë prej 1 250 metrash katrorë, përfshin zona të gjelbëruara, kënde lojërash për fëmijë dhe ambiente relaksuese për qytetarët – një simbol i miqësisë mes Kosovës dhe Turqisë.
Ky është parku më i ri që i bashkohet listës së gjatë të qyteteve turke që kanë nderuar figurën e Komandantit Legjendar.