Turqia e merr drejtimin e KFOR-it në Kosovë: Ristucca ia dorëzon komandën gjeneralit Ulutas

Gjenerali italian, Angelo Michele Ristucca, sot përmes një ceremonie ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it në Kosovë, gjeneralit turk, Ozkan Ulutas.

Ulutas do ta ushtrojë mandantin në Kosovë për një vit siç ndodh zakonisht me komandën e KFOR-it.

Me këtë rast, ka ardhur edhe admirali Stuart B. Munsch, i cili është komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Lexo edhe:  Dëgjohen shpërthime të forta në veri