“Turpi e mbuloftë këtë pushtet, pa ujë në këto temperatura”, prizrenasit revoltohen për mungesën e ujit

Një pjesë e konsiderueshme e qytetit dhe plot fshatra në Prizren janë përballur me mungesë të ujit kohët e fundit ose me reduktime. Defektet dhe mungesa e energjisë elektrike janë përmendur si arsye të mos furnizimit me ujë nga kompania rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor. Të revoltuar me këtë situatë, qytetarët po e konsiderojnë se kjo gjendje ka ardhur si pasojë e papërgjegjësisë.

Në adresë të redaksisë, por edhe në faqen e kompanisë, prizrenasit janë shprehur të mllefosur, duke e akuzuar kompaninë dhe Komunën e Prizrenit.

Njoftimi i fundit është për reduktimet në fshatin Nashec dhe në fshatrat e Hasit, si pasojë e siç thuhet nga KRU Hidroregjioni “problemit të paraqitur në vendburimin e “Sozi””.

Pasditen e djeshme, Ujësjellësi ka bërë të ditur se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike “të paplanifikuar nga kompania KEDS, do të paraqet problem me furnizimin e rregullt me ujë të pijes në stacionin e pompave “SOZI” Nashec”. Si rrjedhojë, mbi 10 fshatra janë afektuar  nga ndërprerja e furnizimit me ujë.

Kurse më 7 gusht, kompania njoftoi për një defekt tjetër në rrugën “Tirana”, që thuhet se është shkaktuar “në gypin transportues Ø 400 mm  Azbest Cimento” dhe për pasojë lagjet Bajram Curri, Arbana (pjesërisht), Jeta e Re dhe  fshati Vlashnje mbetën pa ujë.

Qytetarët kanë pasur reagime të ashpra në pothuajse secilin postim të kompanisë, ku kanë shprehur revoltën e tyre.

“Papërgjegjësi totale nga ju KRU Hidroregjioni Jugor SHA ,dmth fshatrat e Hasit paskan mbetur pa uji tash,mangu e patum edhe këtë reduktim edhe ashtu qdo ditë ka ndërpreje të ujit.”

“Thuhet do të kenë furnizim të ujit nga ora 16:00 a ne fakt qysh ne oret e paradites u nderpre uji, e tani më ora shenon gati 23:00 dhe fare nuk është lëshuar uji në fshatin GJONAJ.”

Lexo edhe:  Gashi: Kurtit duhet me i çu lule te përmendorja, ka kaluar koha e tij

“Turpi e mbuloft këtë pushtet në prizren kete parti kriminale ne keto temperatura jemi pa ujë plus rrymë sot kishte deri në oren 16.00.”

“Valla kta lojnat i bajn veq faqezit , se ktu nuk asht diqka ne rregull ! Qe dy jav pa uj , u rregullu ala pa kalu 24 or defekti tjeter qe 24 or pa pik uji ! A ka udhheqsi kjo kompani ?!”

“Me amatera nuk mahet kompania oj rrac e poshtër,na shkoj sezona pa uj e zoti ju vraft.merrne naj kompani private që merret me ksi pun se ju lloma jeni,as me rregullu nuk dini”.

“2 ditë me ujë, 5 ditë pa ujë veq te rruga tirana po ka probleme , ktu një problem i madh është e kete e din ata vet marre marre”.