Trumpi i dërgon letër Osmanit: Jam i bindur se do t’i avancojmë qëllimet tona të përbashkëta
Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Trumpi fillimisht ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për përkushtimin dhe miqësinë ndaj SHBA-së.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se në letër Trumpi ka shkruar se se vendimi për të pranuar shtetas nga shtete të tjera tregon gatishmërinë e fortë të Kosovës për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se lidershipi në këtë çështje tregon fuqinë dhe dhembshurinë e popullit të Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe prosperuese. Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllimet tona të përbashkëta”, thuhet në letrën e presidentit të SHBA-së