Tronditet Mitrovica: Spitali konfirmon se 18 vjeçari ka vdekur

Mbrëmjen e së dielës, një person rreth 18-vjeç është gjetur pa shenja jete në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Konfirmimi zyrtar vjen nga Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”. Sipas deklaratës së zëdhënësit Shpend Fazliu për Jepi zë, në orën 18:43, një mashkull i lindur në vitin 2008 është sjellë në Shërbimin Emergjent të spitalit pa shenja jete.

“Përkundër përpjekjeve maksimale dhe masave reanimatore nga ekipi mjekësor, nuk është arritur rikthimi i funksioneve jetësore. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen,” tha Fazliu.

Dyshohet se i riu mund të ketë kryer vetëvrasje, megjithëse hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes. Autoritetet kanë nisur procedurat standarde dhe ekzaminimet mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Pas një sëmundje vdes i riu nga Podujeva