Tronditet Greqia, shqiptari qëllon me armë ish-të dashurën, vëllain e saj dhe një grek
Një ngjarje e rëndë është shënuat në Paleo Faliro të Athinës, mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00.
Mediat greke bëjnë me dije se një 36-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë ish të dashurën e tij 10 vite më të re, vëllain e kësaj të fundit dhe një 30-vjeçar grek.
36-vjeçari dyshohet se i ka qëlluar me armë menjëherë sapo te personat nën shënjestër kanë zbritur nga makina.
Vëllai i vajzës dhe 30-vjeçari mbetën të plagosur në shpatull nga të shtënat me armë zjarri dhe u dërguan në spital, ndërsa në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja nga një pistoletë.