Tronditëse: Vdes tragjikisht 11-vjeçari në Rusi, shokët e dogjën për së gjalli nga xhelozia për suksesin e tij
Një atlet 11-vjeçar i xhudos në Rusi vdiq tragjikisht kur disa fëmijë më të mëdhenj e mbyllën në një kasolle dhe i vunë flakën, duke e bërë të digjej i gjallë.
Arsyeja që autorët e mitur dogjën të gjallë fëmijën ishte sepse ata e kishin zili për suksesin e tij në xhudo, raporton Daily Mail.
Viktima Albert Umbetyarov u gjet në një strehë pyjore në një lagje të Moskës të premten, konfirmuan autoritetet ruse.
Një dëshmitar tha se të miturit kishin “përdorur shkopinj dhe e rrahën derisa ai ishte pa ndjenja para se t’i hidhnin benzinë dhe ta mbyllnin në një kasolle, të cilës i vunë flakën”.
Autorët, të moshës 13 deri në 15 vjeç, gozhduan derën për të mos lejuar që 11-vjeçari të dilte. Një grup vajzash regjistruan aktin dhe më pas ngarkuan videon dhe e transmetuan në internet.
Komiteti Hetimor Rus tha: “Më 19 maj 2023, fëmijët gjatë një grindjeje mbyllën një djalë brenda një kasolle, mbyllën kasollen nga jashtë dhe gozhduan derën. Më pas filloi një zjarr. Sipas të dhënave paraprake, [zjarri ka rënë] brenda kasolles. Fëmijët nuk mund të hapnin derën dhe kërkuan ndihmë. Kur mbërriti ndihma, trupi i djalit u gjet brenda kasolles së djegur.”