Tri javë grevë në arsim në 2019, a do të thyhet ky rekord “i zi”?

Grevat në arsim nuk janë risi në Kosovë. Në fillim të vitit 2019, për rreth tri javë mësimdhënësit kishin hyrë në grevë, pasi aso kohë Qeveria Haradinaj nuk po ua plotësonte kërkesat e tyre.

SBASHK edhe tash ka shpallur grevën, pasi Qeveria Kurti nuk po ua plotëson kërkesën e tyre, që është ndarja e 100 eurove për të gjithë mësimdhënësit deri në hyrjen në fuqi të projektligjit për Paga.

Përkundër thirrjeve të vazhdueshme të kryeministrit Kurti dhe ministres Nagavci nuk ka asnjë lëvizje serioze për ta ndërprerë grevën.

SBASHK në vazhdimësi po thërret për dialog Qeverinë.

Edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut për këtë çështje.

Në Kamenicë dhe Podujevë, komuna këto që udhëhiqen nga Vetëvendosje, raportohet së mësimi ka filluar në disa shkolla.

Qeveria ditë më parë ka thënë se do të ndajë nga 50 euro shtesë për të gjithë shërbyesit civil nga muaji shtator e deri në fund të këtij viti.

Kjo është vlerësuar e pamjaftueshme nga ana e SBASHK-ut.

Pjesë e grevës së shpallur nga BSPK janë edhe administratat komunale në të gjithë vendin.

Lexo edhe:  Gati gjysma e Kosovës nesër pa rrymë deri në 6 orë