Trepça ua dha vetëm 51% të rrogave, menaxhmenti arsyetohet se paguajti borxhe të tjera

 

Minatorët e Trepçës nuk kanë marrë sërish rrogat e plota, ani pse kanë punuar me shumë angazhim.

Mos procedimin e plotë të pagave e ka konfirmuar edhe Ndërmarrja Trepça përmes faqes së tyre, shkruan “Jepi zë”.

Ata janë arsyetuar se kanë realizuar pagesa të shumta gjatë kësaj kohe, duke aluduar se nuk iu dolën paratë për rrogat e plota.

Postimi i plotë:

Ndërmarrja Trepça Sh.A.

Trepça Sh.A. ka bërë shumë pagesa gjatë muajit shtator falë angazhimit të madh të minatorëve👷🏼‍♂️ në këtë muaj.
Pagat e muajit gusht afër 1mil dhe shumë pagesa të tjera, ndër to janë:

KEK = 600,000 💶
KESCO= 58,000 💶

Dhe “mijëra” pagesa tjera që janë bërë për operimin e ndërmarrjes në prodhim.

ME FAT!

Lexo edhe:  “Në Gjermani po përfundojnë në markete e taksi” - Infermieria vetëm mundësi për të dalë jashtë vendit – Arsyet pse infermierët po ikin