Trepça njoftoi se ka larguar nga puna minatorin, por ai lajmërohet nga kurbeti: “Nuk më keni larguar, e kam lënë”

Trepça ka nisur një fazë për pastrimin e listave të pagave nga punëtorë që nuk respektojnë detyrat. Vetëm brenda pak ditësh u larguan rreth 10 punëtorë.

Trepça ka njoftuar edhe për largimin e minatorit me inciale M.Z., por ai i zbuloi keq.

Mergim Zeneli është vetëzbuluar dhe ka treguar se e kishte lënë vetë punën në Minierë. “Ky me iniciale M.Z jam unë dhe nuk është aspak e vërtet që më keni larguar nga puna kinse kam bërë shkelje të rregullores së punës.
Unë e kam lan punën vet me datën 10.06.2024 dhe janë të informuar të gjithë stafi udhëheqës në StanTerg.Këto shpifje dhe dezinformata që ju po i perdorni kinse për suksese janë skandaloze dhe turpëruese.Njerëz të tillë e kanë sjellë këtë ndërmarrje buzë falimentimit.
Punoni e siguroni pagat e minatorëve që ju keni mbet borxh e mos dezinformoni, pasi qe shumë punëtor tjerë do të veprojn njejt sikur unë dhe do e braktisin atë ndërmarrje.Me Fat⚒️.”, ka shkruar Mergim Zeneli.

Lexo edhe:  “Kam me ia q* gruan, e sheh kush jam unë”/ I riu në Vushtrri kërcënon zyrtarët policorë