Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna

Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna një punëtor.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se ai nuk i ka respektuar rregullat e punës që i takojnë.

“Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës në momentin kur ka përdorur qasjen në prokurim publik me datën 12.9.2024 edhe pse i njëjti që nga data 30.8.2024 nuk është pjesë e këtij departamenti”.

“Poashtu, me datën 17.9.2024 lënda ka shkuar në Krimet e Rënda Ekonomike për shkak se z.A.B. duke vepruar në këtë mënyrë ka bërë Keqpërdorim të informatës zyrtare të paraparë në nenin 416 par.2 të KODIT NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Ora pëson ndryshime nga kjo ditë