Tre të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga 1285 testime të kryera, 397 persona kanë rezultuar pozitive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 167 persona, kurse raste aktive janë 2087.

128 qytetarë janë vaksinuar në 24 orët e fundit.

1.831.139 doza janë administruar gjithsej, 903.606 me dozën e parë, 823.872 me të dytën dhe 103.470 me dozën e tretë.

Lexo edhe:  Vjedhja grabitqare në Viva Fresh në Prishtinë, hajni sulmon punëtoren që tentoi ta ndalojë dhe ikë