Tre të rinj humbën jetën vetëm gjatë vikendit në Kosovë nga aksidentet me motoçikleta

Tre të rinj kanë humbur jetën vikendën që lamë pas nga aksidentet me motoçikleta në qytete të ndryshme të Kosovës.

Adonis Raba nuk arriti t’i mbijetoi plagëve që mori nga aksidenti që kishte me motoçikletë mbrëmjen e të shtunës në rrugën e tranzitit në Rahovec.

Motoçikleta i mori jetën edhe të riut Qëndrim Ferati nga Mitrovica. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sotnë Vërmicë.

Devoll Oseku është viktima tjetër nga një aksident me motoçikletë që kishte pak ditë më parë në fshatin Llukarë të Prishtinës.

Zyrtari policor ndërroi jetë në spital disa ditë pas aksidentit që kishte pësuar.

Lexo edhe:  WhatsApp lëshon përditësimin e ri për t’i lejuar njerëzit të bisedojnë edhe kur s’ka internet