Tre të mitur në Fushë Kosovë përfundojnë në Polici, dyshohet se vodhën biçikleta

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë.

Kështu ka ndodhur së fundi në Fushë Kosovë, ku disa persona dyshohet se kanë vjedhur disa biçikleta.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tre të dyshuarit janë të moshave të mitura nga 9 deri në 12 vjet dhe është arritur që të gjenden pesë biçikleta të vjedhura.

Njëri prej te dyshuarve është intervistuar në prani të prindit, avokatit dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje’.

 

Lexo edhe:  Lajmi mirë: Kriza energjetike në Evropë po merr fund