Tre policët e liruar priten me përqafime nga kolegët në Merdar
Tre zyrtarët policorë të Kosovës, të rrëmbyer nga forcat serbe më 14 qershor, u liruan sot. Atyre u është ndërprerë paraburgimi dhe do të mbrohen në liri.
Beqir Sefa, Mustafë Shemi dhe Rifat Zeka tashmë kanë arritur në Kosovë dhe janë pritur në Merdar nga kolegët e tyre të Policisë së Kosovës.
Sipas pamjeve të publikuara dhe informacioneve të pare, asnjë nga qeveritarët nuk janë parë prezent për t’i pritur.