Tre personat që u plagosën mbrëmë në Lakrishte janë të mitur, të dyshuarit ende në arrati

Tre të mitur janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi janë plagosur me armë zjarri nga nga dy të dyshuar meshkuj, raporton Express.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri gëzhoja të armës. Në  lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitar, derisa dy të dyshuarit ndodhen në arrati.

Rasti po hetohet si “vrasje e rëndë në tentativë”.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë, 20.10.2023-18:44.  Tre viktima meshkuj  kosovarë -të mitur, janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri gëzhoja të armës, në  lidhje me rastin  janë intervistuar pesë dëshmitar, dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Reduktime të rrymës në këto qytete dhe fshatra