Tre mitrovicas në një foto: Presidentja Osmani sot priti ushtarët e FSK-së të kthyer nga misioni në Turqi

Sot gjatë ditës presidentja e vendit ka pritur ushtarët e FSK-së të kthyer nga misioni jashtë vendit.

Si komandante superme e Ushtrisë së Kosovës, Osmani ka dekoruar pjestarët e FSK-së për sakrificën dhe kontributin e dhënë, shkruan Jepi zë.

Angazhimi i pjestarëve të FSK-së në këtë misoni ka bërë krenar të gjithë vendin, ndërsa shteti turk ka falenderuar institucionet e Republikës së Kosovës për ofrimin e kësaj ndihme.

Pjestarët e FSK-së kanë arritur të nxjerrin të gjallë katër persona dhe 50 qytetarë tjerë të vdekur.

Ndryshe mbrëmë ushtarët e kërkim-shpëtimit janë kthyer ku janë pritur nga kryeministri Albin Kurti dhe komandanti i FSK-së.

Lexo edhe:  Dëshmitari në Speciale del se pati “bela” pronësore me dikë, ankohet se ia vodhën edhe “mëzatin” në luftë