Tragjike: Vetëvritet me armë zjarri një grua në Prizren, mjeku konstaton vdekjen

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një grua, e cila u gjet pa shenja jete në rrugën “Beteja e Jeshkovës”, rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Në bazë të informacioneve të para, viktima ka bërë vetëvrasje me armë zjarri.

Vdekja e saj është konfirmuar nga ekipi mjekësor që ka intervenuar, teksa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Akoma nuk dihen detajet e tjera të këtij rasti të rëndë, por që tashmë është urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe të nisin hetimet.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

Lexo edhe:  Përplasen dy automjete, vdes një bari që banonte në një stan aty pranë