Tragjike: Vdes një 17-vjeçar pasi u aksidentua me motoçikletë në Rahovec

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Rahovec, ku një i ri ka humbur jetën pasi u aksidentua me motor.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për një 17-vjeçar, i cili u përplas me motoçikletën e tij si pasojë e humbjes së kontrollit dhe pësoi lëndime të rënda.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në Emergjencën e Spitalit në Gjakovë.

Lajmin e kanë konfirmuar përdhe nga Policia

Lexo edhe:  “Nëse një ditë më vret shpejtësia, mos qaj…”, postimi i viktimës në Prizren që tregon për pasionin e tij të frikshëm