Tragjike: Vdes edhe një punëtor në vendin e punës, rasti ndodhi në Skenderaj

Një punëtor i ndërtimtarisë në Skenderaj ka vdekur në vendin e punës.

Raportohet se ngjarja ndodhi sot në orët e pasditës, në rrugën “17 Shkurti”, në Skenderaj.

Kjo është vdekja e tretë brenda dy ditësh që ndodhi në vendpunishte, në ndërtimtari. Të hënen dy punëtorë në Gjakovë kanë humbur jetën, pasi ranë nga lartësia. /Jepizë

Lexo edhe:  Shemben muret e një shtëpie në Pejë si pasojë e vërshimeve