Tragjike: Personi që u gjet i vdekur në varrezat e Gjurakocit është vëllai i kryetarit të Istogut
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Gjurakoc të Istogut, ku një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët njoftuan se kanë nisur hetimet lidhur me rastin.
Siç raportojnë mediat lokale, viktima është Triumf Ferati, djali i vogël i ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati dhe vëllai i kryetarit aktual të Komunës, Ilir Ferati.
I riu dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, pranë varrit të babait të tij të ndjerë.
“Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.