Tragjike në Turqi: Autobusi përplaset në shtyllën e urës në Ankara, 9 të vdekur e 26 të lënduar

Një autobus me pasagjerë është përplasur në shtyllën e një ure në Ankara, duke lënë të vdekur nëntë persona e të lënduar 26 të tjerë, raporton Anadolu Agency.

Sic raportohet, autobusi ishte nisur nga Izmiri për në Agri, kur ka dalë nga rruga dhe është përplasur në urë.

Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, deklaroi se nga aksidenti sipas të dhënave fillestare 9 persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë janë lënduar.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë shpëtuar pasagjerët që kishin mbetur në autobus, derisa të lënduarit janë dërguar me autoambulanca në spitalet përreth.

Lexo edhe:  Shtëpi të re dhe bursë çdo muaj – Mjaftuan 20 minuta që të merret vendimi për ndihmë ndaj studentit të shkëlqyeshëm