Tragjike: Gjendet e varur një grua në një fshat të Pejës, mjeku konstaton vdekjen e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku një person ka humbur jetën tragjikisht. Viktima dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Siç merr vesh Sinjali bëhet fjalë për një grua të moshës rreth 52-vjeçare.

Viktima u gjet e varur dhe vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes pasi rasti u denoncua.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa akoma nuk dihet motivi dhe rrethanat e tjera të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit, thonë tutje të njëjtat burime.

Lexo edhe:  Policia arreston kosovarin e kërkuar nga Interpoli pasi ra në radar