Tragjike: 19-vjeçari humb jetën pas 14 ditësh luftë për jetë nga plagët e marra në aksident

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Gjakovën.

Më 8 tetor 2025, rreth orës 13:45, nga QKUK-ja është njoftuar se Emiriton Kryeziu, 19-vjeçar, ka ndërruar jetë, pas 14 ditësh luftë për jetë, si pasojë e plagëve të marra në aksidentin e rëndë që kishte ndodhur më 24 shtator 2025, në lagjen Brekoc të qytetit, përballë varrezave.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 22:00, kur Qazim Morina, duke drejtuar automjetin Opel Zafira, nuk kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe kishte humbur kontrollin mbi veturën, e cila kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur fillimisht në shtyllë elektrike, e më pas në mur betoni.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, tre persona kishin pësuar lëndime të rënda: Emiriton Kryeziu – i cili sot ndërroi jetë në QKUK, F.K. dhe E.B. – të cilët kanë marrë lëndime trupore dhe janë trajtuar në spital.

Nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në automjet, si dhe në pronë publike dhe private.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në IML – Prishtinë, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Vjen lajmi i fundit për tërheqjen e 30 për qindshit nga Trusti