Tragjedia në Valbonë, Zhegrova: Viktimat dyshohet se ranë nga 150 metra lartësi 

Ilir Zhegrova, anëtar i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me incidentin që ua mori jetën dy turisteve të huaja në Valbonë.

Zhegrova, i cili ndihmoi në nxjerrjen e viktimave nga humnera, tha se dyshohet se turistet ranë nga 150 metra lartësi.

“Dyshohet se kanë rënë nga 150 metra lartësi. Kalimin e kanë pasur prej anës së Thethit dhe në Qafën e Valbonës kanë bërë rrëshqitjet ku kanë rënë 150 metra poshtë”, ka thënë Zhegrova për Edicionin Special në Klan Kosova.

Ai theksoi se janë rrezikuar edhe ekipi i kërkim-shpëtimit gjatë nxjerrjes së trupave të viktimave, për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe terrenit me borë e akull.

Zhegrova bëri të ditur se edhe një burrë, i dashuri i njërës prej viktimave, ka pësuar lëndime nga incidenti.

Lexo edhe:  U nxorr e vdekur nga liqeni akumulues, kështu vdiq gruaja nga Mitrovica në lumin Ibër