Tragjedia në Mazgit–Bërnicë: Humb jetën 15-vjeçari, reagon me dhimbje shkolla
Gazeta Sinjali ka raportuar dje për një vetaksident tragjik me biçikletë, nga i cili ka humbur jetën i mituri Erion Bytyqi, 15 vjeç, në rrugën Mazgit–Bërnicë.
Drejtoria e shkollës, ku 15 vjeçari ka vijuar mësimet ka reaguar me një mesazh prekës, ku shpreh dhimbjen dhe pikëllimin për humbjen e një nxënësi shembullor.
“Me dhimbje e pikëllim të thellë ju njoftojmë se, si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë, ka ndërruar jetë nxënësi ynë Erion Bytyqi. Në prag të përfundimit të vitit shkollor, kjo tragjedi ka tronditur mësuesit, shokët, shoqet dhe gjithë stafin e shkollës. Shembulli i Erionit si nxënës i shkëlqyer dhe djalë i edukuar le të mbetet udhërrëfyes për bashkëmoshatarët