Tragjedia në familjen Mustafa: Njëri nga 5 anëtarët humbi jetën, “fajtori” u zhduk

Ftesës së babait për t’i kaluar bashkë ditët e muajit të Ramazanit, si tha dot jo.

Pak e dinte që 18 korriku i vitit 2014, do të ishte momenti i fundit me të, raporton Kiks Kosova.

Kthimi nga shtëpia për faljen e namazit të së premtes qe fatale për familjen Mustafa.

Aty u aksidentuan 5 anëtarët e kësaj familje, e kryefamiljari vdiq në vendngjarje.

Hazbi Mustafa, që atë kohë ishte 36 vjeç, ra në komë për 18 ditë e për vdekjen e prindit e kuptoi dy muaj pas aksidentit.

Ani pse kaluan 11 vjet nga tragjedia, dhimbjet që i mori nga thyerjet e dëmtimet e shumta në trup, Hazbiut as barnat sot nuk po ia qetësojnë.

Vetëm mjekimi thotë se i kishte kushtuar diku 30 mijë euro, të cilat ia kishin siguruar familjarët.

Për krejt dëmin e humbjen, kompania e sigurimeve Hazbiut ia kompensoi vetëm rreth 10 mijë euro. Edhe atë 9 vite pas aksidentit, pra në vitin 2023.

Sipas tij, ani pse vlera e dëmshpërblimit nga vendimi i Gjykatës së Apelit është diku 64 mijë euro, ato para si pa kurrë me sy.

Krejt kjo se kompania “INSIG” falimentoi më 2019, 4 vjet pas tragjedisë.

Lexo edhe:  Kosova sot ia dorëzon Serbisë mbetjet e tre trupave të vrarë gjatë luftës