Tragjedi për familjet Pllana, dy të rinjtë e vdekur në aksidentin në Vushtrri ishin të afërm!

Mbrëmë rreth orës 22:00 në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë në rrugën transitore për Mitrovicë ka ndodhur një vetaksident, kanë vdekur dy të rinj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

Policia thotë se sipas informatave të para, njëri nga personat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër është transportuar në spitalin e Vushtrrisë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor.

Mosha e viktimave është mes 19 dhe 17 vjeç. Veriu.info mëson se viktimat janë M. Pllana dhe Sh. Pllana.

Njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë vendshiqmin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Lexo edhe:  Rasti në Malishevë: Një burrë raportoi se është dhunuar seksualisht nga një burrë tjetër