Tragjedi në Tiranë: 52-vjeçari humb jetën pasi i bie në kokë bojleri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale B.H., ishte duke çmontuar dhe hequr bojlerin e ujit, por i ra duke i shkaktuar dëmtim në kokë.

52-vjeçari humbi jetën teksa ishte duke u transportuar në spital.

“Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Top Channel.

 

 

Lexo edhe:  Lot e emocione: Gazetarja kthehet sërish tek Aliu në Mitrovicë, i dërgon të holla e gjëra ushqimore