Tragjedi në Prizren: 52-vjeçari gjendet i vetëvarur në vikendicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rajonin e Prizrenit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në rrethana të rënda.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është F. R. rreth 52-vjeçar nga fshati Korishë. Sipas informacioneve, ai kishte dalë nga shtëpia në orët e pasdites duke u thënë familjarëve se do të shkonte në firmën e tij.

Pasi nuk kishte kthyer përgjigje në telefon, bashkëshortja, djali dhe babai i tij u nisën fillimisht drejt firmës, e cila ishte e mbyllur. Më pas, ata shkuan në vikendicën që familja përdorte për pushim në malin e Kabashit, ku i priti një pamje tronditëse: 52-vjeçari ishte vetëvarur në ballkonin e shtëpisë.

Ngjarja është raportuar menjëherë në Polici. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë hetimore të Stacionit Policor Prizren, njësia rajonale e hetimeve dhe forenzika, ndërsa ekipi mjekësor konstatoi vdekjen.

Trupi i pajetë pritet të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Lexo edhe:  Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit