Tragjedi në Lubeniq – një person bie në bunar, dyshohet se ka humbur jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Lubeniq të komunës së Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se rasti ka ndodh rreth orës 14:30, kur një qytetar ka njoftuar se një person kishte rënë në një bunar që po hapej në afërsi të varrezave të fshatit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Pejës, sipas të cilës viktima dyshohet se është pa shenja jete, por se trupi i tij ende nuk është nxjerrë nga bunari rreth 20 metra.

Ekipet e emergjencës dhe njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të këtij incidenti, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe identitetin e personit të përfshirë.

Lexo edhe:  Për dy muaj 116 mijë kërkesa për t’u pajisur me pasaportë, rritet interesimi edhe i qytetarëve në veri