Tragjedi në Kërçovë: Dy vajza 16 vjeçare humbin jetën në aksident

Dy vajza adoleshente shqiptare kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë fshatit Kolibar mbrëmjen e kaluar, në një aksident me motoçikletë.

Të dyja vajzat 16 vjeç, ishin nxënëse në Shkollën e Mesme të Muzikës në Kërçovë. Shkolla shprehu ngushëllimet e saj për humbjen e dy nxënëseve, duke theksuar tronditjen që ky aksident ka shkaktuar.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta teksa policia ka nisur hetimet.

Lexo edhe:  “Kosovarët vitin e ardhshëm do të udhëtojnë pa viza”