Tragjedi në Drenas: Një person humb jetën pasi u plagos

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagosjes që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Fushticë të Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima (mashkull) është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, ku nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e tij.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, të cilat në koordinim me Prokurorin e Shtetit po merren me hetimin e rrethanave që lidhen me rastin.

Hetimet janë në zhvillim dhe policia ka bërë të ditur se detaje shtesë do të ndahen me publikun në vijim.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Vdes Florim Zeqiri, personi që u qëllua sot në Mitrovicë