Tragjedi: Kosovari i vdekur në Gjermani la pas 4 fëmijë të mitur
Dje, në orët e mbrëmjes sipas policis federale, në Gjermani ndodhi një aksident tragjik ku një tren goditi dy udhëtar të cilët ishin duke kaluar shinat e trenit, shkruan wiesbadenaktuell.de
Sipas faqes Shoqata Humanitare Dardana në Wiesbaden, dy kosovarët e vdekur janë Admir Seta(40 vjeç), dhe Leutrim Hyseni(31 vjeç).
Kalimi i shinave hekurudhore në zonën midis Christof-Ruthof-Weg dhe Otto-Suhr-Ring në Mainz-Kastel përfundoi në mënyrë tragjike për 40-vjeçarin dhe 31-vjeçarin.
Sipas statusit aktual të hetimit policor, burrat e kanë anashkaluar trenin që po afrohej rreth orës 18:05 të së premtes.
Postimi i plotë nga Shoqata Humanitare Dardana në Wiesbaden:
Aksident tragjik
Wiesbaden 16.12.2022
Sot, në orët e mbrëmjes sipas policis federale, në Wiesbaden ndodhi një aksident tragjik ku një tren goditi dy udhëtar të cilët ishin duke kaluar shinat e trenit.
Me këte rast vdiqen dy bashkëatdhetar:
Admir Seta(40 vjeç) dhe
Leutrim Hyseni(31 vjeç)
Admiri la gruan dhe 4 fëmij të mitur.
Kryesia e Shoqatës ju shpreh ngushëllime familjeve që humben më të dashurit e tyre,
dhe fton të gjithë ata të cilët shprehin dëshiren për ti ndihmuar se këtë mund ta bëjnë deri të Dielen në ora 18:00 ( 18.12.22)
Tel: 015783691107
015786003930