Tradhtia mollë sherri mes çiftit në Lipjan: Gruaja e kap mat burrin, ai e bën për spital
Dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre. Ndaj tyre ushtrohet dhunë fizike e psikike pothuajse çdo ditë dhe jo gjithmonë rastet raportohen në Polici, si pasojë e frikës, raporton Gazeta Sinjali.
Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në fshatin Topliqan në Lipjan, ku në një familje ka pasur konflikt verbal mes çiftit, që dyshohet se u kapën për shkak të dyshimeve të gruas se burri i saj po e tradhton.
Një numër telefoni bëri që ata të kenë fillimisht një zënkë verbale, e cila kaloi në dhunë pasi burri sulmoi fizikisht atë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Sinjali mëson se në vetëmbrojtje, edhe viktima ia ka kthyer atij, duke e goditur.
Për të mos mbaruar me kaq, kjo situatë e rëndoi atë në masë të madhe për çka tentoi t’i bëjë vetes keq, duke konsumuar një sasitë medikamenteve, që ia përkeqësuan gjendjen dhe përfundoi në spital.
Pasi Policia mori informacionet për rastin, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë e tij për atë që ka ndodhur. Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.