“T’prej, t’vras ty dhe prindërit e tu”/ 21-vjeçarja në Prishtinë në hall nga ish i dashuri, e denoncon në Polici

Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet, ngacmimet e sulmet ndaj tyre.

Në një situatë të tillë është gjendur edhe një vajzë e re në Prishtinë, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë pas ngacmimeve e kërcënimeve nga ish i dashuri.

Burimet e Sinjalit kanë zbardhur detaje nga dëshmia e 21-vjeçares, e cila ka pohuar se i dyshuari vazhdimisht i bën presion që të qëndrojnë bashkë, duke e kërcënuar se do ta vrasë atë dhe prindërit e saj.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 21-vjeçari të dërgohet në mbajtje në dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Kanosje’ dhe ‘Ngacmim’.

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike për sot