Tomë Gashi eskalon ndaj Ambasadorit Amerikan: Ta p***rrsha dinarin e Serbisë, bone valutë në ShBA
Avokati Tomë Gashi ka eskaluar me fjalor ndaj ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili pak më parë përgënjështroi Kryeministrin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi ku thanë se “vendimi për dinarin nuk ka ndikuar në marrëdhëniet me SHBA-të”.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, avokati Tomë Gashi shkruan kështu:
“Ta pshurrsha dinarin e Serbise !
Nese shume e doni kete dinarin bane valute zyrtare ne 🇺🇸
Apo me shume preferoni rublen Ruse🤔
Mos e dhini punen !
Miqet nuk kercenojn !”, shkruan Gashi në Facebook.
Kujtojmë se Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, sot në një konferencë për media ka shprehur shqetësimin e thellë të SHBA-së sa i përket vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos e shtyrë vendimin për dinarin.