Tiranë: Pesë të arrestuar, në mesin e tyre dy kosovarë – kapen me drogë

Policia e Tiranës dhe sektori i antidrogës ka arrestuar 5 persona dhe sekuestruar 10 mijë doza ekstazi.

Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm.

Raportohet se nga 5 të arrestuarit, 3 janë shqiptarë dhe 2 të tjerë nga Kosova.

Dozat, sipas burimeve të Policisë siguroheshin dhe vinin nga Kosova në Shqipëri.

Hetimet kanë nisur 5 muaj më parë dhe operacioni është në vijim.

Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish bllokut dhe në lokalet e natës.

Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.

Lexo edhe:  E rëndë: Humb jetën fëmija 4-vjeçar në QKUK