Tingëllon pak e çuditshme, por shteti thotë se për një vit në Kosovë erdhën gati 7 milionë vizitorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Hotelerisë dhe Turizmit për vitin 2024.

Sipas kësaj agjencie, numri total i vizitorëve të jashtëm që kanë hyrë në Kosovë është 6 milionë e 938 mijë e 227.

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm e ka Rajoni i Prishtinës me 205 mijë 405 vizitorë.

Në vitin 2024, ASK-ja njoftoi se numri i vizitorëve vendorë është rritur për 4,2 për qind në raport me vitin 2023.

Lexo edhe:  “Lëvizjet ushtarake të ushtrisë serbe”, analistja amerikane: Moska dhe Beogradi po përgatisin sërish kaos në Kosovë dhe Bosnjë